Fabio Capello këshillon Juventusin se çfarë duhet të bëjë pas heqjes së pikëve

Fabio Capello, në një intervistë për “Corriere dello Sport”, foli edhe për Juventusin: “Kur të heqin diçka që e ke fituar në fushë (15 pikët nga renditja), të gërryen, e provova vetë me ‘Calciopoli’. Në këtë rast, trajneri duhet të jetë një psikolog i mirë. Do t’i bëja lojtarët e mi të ndihen të vetmuar kundër botës, do t’iu thoja se janë kundër sistemit, do t’i zemëroja”.

“Don Fabio”, ish-trajneri i Juves dhe Milanit, përveç atyre të shumta ndërkombëtare, nxjerr në pah edhe ambiciet e gjashtëshes së parë të Serie A.

Nga vrapimi i vetmuar i Napolit drejt titullit, “sherri” i milanezëve dhe romakëve me Atalantën për edicionin e radhës të Champions League:

“Interi ka qenë gjithmonë favoriti im për të fituar kampionatin. Kështu që e kam vënë përpara. Ka një luftë për të tjerët. Më duket se po konkurrojnë se kush është më i ndërprerë (pa vijimësi në rezultate pozitive). Duke pasur parasysh vlerën e skuadrave, është në logjikën e gjërave që zikaltrit e Inzaghit ndodhen më përpara.

Milani ka pasur shumë lëndime, të tjerë si Giroud dhe Theo janë rikthyer të rraskapitur nga Kupa e Botës. Megjithatë, për Champions League, Pioli do të luftojë deri ne fund”.

Megjithatë, analiza e një kampionati të ndryshëm del bazuar në një dinamikë të veçantë: “Spalletti bëri një ekip të fortë, edhe pse kishte hequr dorë nga disa liderë gjatë merkatos së transferimeve.

Tani ndihet i pamposhtur. A fitojnë lojtarët ndeshje dhe kampionate? Po. Në fakt, Interi me Lukakun në krye dhe Juve me Chiesa, Pogba e Di Maria pa lëndime do ta kishin ndryshuar fytyrën e kësaj Serie A, jam i sigurt”.