‘Ftesa për kandidatët e primareve’/ Paloka: Alibeaj pjesë e lojës së Ramës për të shkatërruar opozitën

Deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar pas ftesës së Enkelejd Alibeaj për kandidatët e PD të dalë nga primaret, duke e quajtur hipokrizi, pasi ai nuk e njeh procesin.

Paloka ka deklaruar se Alibeajt është pjesë e lojës së kryeministrit Edi Rama dhe në këtë mënyrë synon të shkatërrojë PD dhe opozitën shqiptare.

Paloka: Alibeaj vulën e do prej Ramës dhe votat prej Berishës. Alibeaj nuk i njihte Primaret, ftesa për bashkëpunim, vazhdimin i hipokrizisë së lojës. Do të jemi me partitë që kemi marrëveshje PL dhe PBDNJ, po ashtu po bisedohet edhe me parti të tjera.