Scholz gropos Ballkanin e Hapur: Samiti i Procesit të Berlinit mbahet më 16 tetor në Tiranë

Më 16 tetor Tirana do të mirëpresë samitin e radhës të Procesit të Berlinit. Lajmi u dha nga kancelari gjerman Olaf Scholz në konferencë me kryeministrin Edi Rama.

“Jam i gëzuar që mirëpres kryeministrin Rama, Ballkani Perëndimor dhe integrimi i tij janë shumë të rëndësishëm për mua.

Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe pjesë e familjes europiane. Gëzohem që ti re dakord të ftosh në tetor samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit. Përgatitjet për këtë kanë filluar, më 16 tetor do të zhvillohet samiti për herë të parë në kryeqytetin e një shteti të Ballkanit Perëndimor," u shpreh Scholz.

Kjo lëvizje e Gjermanisë duket se shënon edhe fundin e "Open Balkan", një iniciativë serbe e mbështetur fuqimisht nga kreu i qeverisë shqiptare dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.