Tërmet në Turqi: Më shumë se 100 miliardë dollarë dëme materiale, sipas OKB-së

Dëmet materiale të shkaktuara nga tërmeti në Turqi  “kalojnë 100 miliardë dollarë”, sipas llogaritjeve përmbledhëse të Bankës Botërore, OKB -së dhe Bashkimit Evropian. 

Një muaj pas tërmetit vdekjeprurës, "është tashmë e qartë se vetëm dëmi material do të jetë më shumë se 100 miliardë dollarë," tha Louise Winton, menaxherja e vendit për Turqinë e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, përmes një video-konference nga Gaziantep

"Kostoja e rindërtimit dhe gjithçka që ka të bëjë me faktin se rindërtimi duhet të bëhet në kushte më të mira, në terma më ekologjikë, do të thotë se kjo shumë do të tejkalohet," tha Louisa Vinton .

Këto vlerësime bazohen në të dhëna të përkohshme, por shuma prej 100 miliardë dollarësh është ajo që do të prezantohet në Konferencën e Donatorëve më 16 mars në Bruksel.

Përballë këtyre shumave, Louisa Vinton shpreh “zhgënjimin dhe pikëllimin e saj për mungesën e bujarisë së donatorëve. 

'Tani për tani, apeli për 1 miliard dollarë donacione në 16 shkurt është përmbushur vetëm 9.6 për qind, tha ajo.

Tërmeti i 6 shkurtit me magnitudë 7.8, i cili u shoqërua me një pasgoditje të fortë me magnitudë 7.6, la rreth 46,000 të vdekur dhe 105,000 të plagosur në Turqi, sipas raporteve që nuk janë ende përfundimtare. 

Ai shkatërroi 214,000 ndërtesa, shpesh shumëkatëshe, në 11 nga 81 provincat e Turqisë.

Rreth 6000 njerëz humbën jetën në Siri.