Erion Dasho: Shëndetësia sot në mjerim, Rama të ndalë demagogjinë

Mjeku Erion Dasho i ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, u shpreh se mjekët po zgjedhin të largohen për shkak të pamundësisë për të shpëtuar edhe pacientët e tyre, gjë që i bën ato të ndjehen të pafuqishëm. Dasho teska thkesoi se shëndetësia është një mjerim i bëri thirrje Ramës të ndalojë demagogjitë.

"Kur mjeku sheh që ky pacient në Bashkimin Evropian shpëtohet dhe jeton pesë ose dhjetë vjet në mënyrë të shëndetshme që nuk është pak, kurse ne Shqipëri për shkak të mungesës së përafrimit të duhur ndaj trajtimit të sëmundjeve tumorale, apo për shkak, ka raste dhe të mungesës së kimio-preparateve e që është kriminale do thoja unë, atëherë përveç familjarit, dhe personit, dhe mjeku e ndjen veten të pafuqishëm dhe largohet sepse nuk do më të jetë pjesë e një sistemi dhe të jetë bashkëfajtor në të, që në vend që ta ndihmojë qytetarin, është i pafuqishëm që të përmirësojë shëndetin dhe jetën e tij.

Mjeku që shkon në trajnime dhe konferenca dhe shikon teknologjitë e reja që zhvillohen dhe nuk i ka mundësitë që këto teknologji tua ofrojë pacientëve shqiptar.

Mjeku i cili ende shkruan me laps dhe me letër në Shqipërinë aspak të dixhitalizuar, ndonëse flitet për dixhitalizim prej vitesh akoma shkruhet me laps dhe me letër. Ka dy vjet që ka filluar projekti në Spitalin e Durresit dhe nuk dihet se ku ka shkuar, nuk dihet nëse ato spitale janë të dixhitalizuar vërtet. Ne kemi spitalin Nënë Tereza që dixhitalizon një pjesë shumë të vogël të kartelës së pacientit dhe nuk e dixhitalizon në kohë reale, por pasi pacienti ka marrë shërbimin. Pra jemi në një sistem shëndetësor që do thoja unë të prapambetur, madje primitiv, i cili nuk ju afron kushte mjekëve të punojnë dhe si pasojë vjen pakënaqësia e pacientit, pakënaqësia e mjekut, mjeku largohet dhe të mendosh se me një 50 mijë lekësh në muaj, është qesharake, me ato lekë që marrin gjithë mjekët në vit nuk ndërtohet dot asnjë spital në vit, për këtë arsye i them kryeministrit të mos vazhdojë me demagogjitë më, por të instruktojë stafet e veta'' , u shpreh Dasho.