Tragjedia e trenit në Greqi: Lamtumirë prekëse në funeralin e ushtares Klaudia Lato
Me lotësh, pranë arkivolit të mbuluar me flamurin grek, iu tha lamtumirë në Greqi ushtares Klaudia Lato me origjinë shqiptare, e cila humbi jetën në trenin fatal që u përplas në Tempe.
Klaudia Lato ishte një nga 57 viktimat e tragjedisë në Tempe. Ajo ishte ulur në vagonët e parë të trenit dhe u vra në çastin e parë që Intercity 62 u përplas me trenin e mallrave.
Varrimi i 23-vjeçares u bë me nderime ushtarake sepse ajo studionte në Shkollën Mjekësore Ushtarake SAS në Selanik.
Familjarë, të afërm, miq, pedagogë e studentë ushtarakë morën pjesë në aktin e fundit të dramës së saj në kishën e Agios Dimitrios në Larisa për t’i thënë "lamtumirën" e tyre të fundit.
Pikëllimi arriti kulmin kur u dëgjua marshi funebër nga banda ushtarake dhe flamuri dhe toga greke rrethuan arkivolin e saj./SYRI.NET