Ambientalistët kundër projektit të Milanit për stadiumin e ri

Milani ishte skuadra e parë mes tyre dhe Interit që hodhën poshtë projektit e stadiumit të përbashkët. Kuqezinjtë shprehën dëshirën që së shpejti të kenë stadiumin e tyre personal në hipodromin e “La Maura”.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak ambientalistëve që kanë shprehur hapur pakënaqësitë e tyre për këtë projekt nga klubi kuqezi.

Kreu i Partisë së Gjelbërt, Carlo Monguzzi mbajti një fjalim për vendimin e Milanit. “Ndërtimi i një stadiumi në atë vend, është kundër gjithçkaj. La Maura është mushkëria e fundit e gjelbër e Milanos dhe duhet të mbetet e tillë.”

Siç raporton dhe italiania “Repubblica”, edhe shumica nga këshilltarët e Palazzo Marino janë shprehur negativisht për stadiumin e ri që po projekton Milani në “La Maura”.