Biden rrëzohet sërish në shkallët e avionit, në diskutim gjendja e tij
Gjendja fizike e presidentit të SHBA-së, Joe Biden mesa duket është përkeqësuar.
Dyshimet lindën pasi Biden është filmuar në një tjetër incident, ku është rrëzuar teksa ngjitej në avionin e ‘Air Force One’ në Alabama.
Nga pamjet e bëra virale në rrjet, Biden shihet në gjysmë të rrugës teksa pengohet kur ngjit shkallët e avionit dhe duke u mbajtur me duar për t’u mbrojtur nga goditja.
Kujtojmë se ky nuk është incidenti i parë i Biden, pasi i njëjti rast ka ndodhur edhe më herët ku është rrëzuar në shkallët e avionit.
Gjatë mandatit si President i ShBA-së në Shtëpinë e Bardhë, Biden ka treguar herë pas here se nuk ka fokusin dhe koshiencën se ku ndodhet, pasi është filmuar edhe duke i ‘dhënë dorën fantazmave’ gjatë fjalimeve të tij publike.