Meta dhuron 50 libra për bibliotekën e shkollës 'Azem Bejta' në Prekaz

Ish-Presidenti Ilir Meta ka bërë jo vetëm urim sot për arsimtarët me rastin e 7 Marsit, por edhe një dhurim kuptimplotë patriotik.

Vetë Meta tregoi në Fb: "Me një kartolinë urimesh dërgova pesëdhjetë libra dhuratë për bibliotekën e shkollës “Azem Bejta” të Prekazit. Gëzuar të gjithë nxënësve dhe mësuesve për 7 Marsin, ditën e Arsimit Shqip, “Ditën e Mësuesit”!

Detyra e nxënësve është e përditshme, të mësoni e të lexoni. Ndërsa detyra jonë si politikanë është t’i përkrahim mësuesit e nxënësit shqiptarë kudo që ata ndodhen, në trojet e tyre historike dhe në diasporë.

Kjo ditë këtë vit shënon edhe 25 vjetorin e rënies së Adem Jasharit, kryesimbolit të përpjekjes shqiptare për liri e dinjitet. Lavdi e përjetshme heroizmit të Jasharëve!" përfundon Ilir Meta.