Goli i parë me Partizanin erdhi në derbi, Mba: Ishte për tifozët, janë më të mirët
Kristian Mba shkroi një copëz histori në derbin e Shqipërisë.
Golin e parë me Partizanin e shënoi pikërisht kundër Tiranës dhe bindi ata që kishin filluar të dyshonin për aftësitë e tij.
Për “Panorama Sport”, sulmuesi 23-vjeçar deklaroi se golin ua dedikonte tifozëve të Partizanit dhe se ata ishin më të mirët.
“Ishte një fitore e rëndësishme për Partizanin dhe mendoj se kam shënuar një gol me peshë. A ishte më i rëndësishmi në karrierë? Jo, ishte një ndër më të rëndësishmit. Golin dhe fitoren ia dedikoj tifozëve të Partizanit. Ata janë më të mirët këtu. Nuk ka si ata”, u shpreh Mba pas ndeshjes.