Vonesa sot në pikat kufitare me Greqinë, po instalohet sistemi SIS

Policia e Shtetit njoftoi sot qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Greqisë apo anasjelltas se nga ora 9:00 deri në orën 18:00 të datës 7 mars 2023, në pikat e kalimit kufitar në palën greke, do të ketë vonesa dhe ndërprerje të herëpashershme të punës, për shkak se do të kryen punime në sistemin e përpunimit të të dhënave, me qëllim instalimin e sistemit të ri SIS, 

Sipas Policisë, nuk do të kenë pengesa për të kaluar vetëm shtetasit grekë dhe shtetasit që kanë leje qëndrimi në Greqi.

Për të mos krijuar radhë, pritje të gjata dhe konfuzion në pikat e kalimit kufitar, Policia e Shtetit kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve dhe të drejtuesve të automjeteve që të shmangin lëvizjet drejt pikave të kalimit kufitar me Greqinë, në harkun kohor 9:00 - 18:00, të datës 7.3.2023.