Miroslav Lajçak këtë javë do të vizitojë Kosovën

I dërguar special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak, pritet këtë javë të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Siç raportojnë mediat, përveç zyrtarëve qeveritar, Lajçak do të takohet edhe me liderë të partive opozitare.

Kjo është vizita e parë e Lajçakut në Kosovë që nga takimi i 27 shkurt në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, që u mbajt në Bruksel.