Vendimi i Apelit: Të konfiskohen pasuritë e kriminelit nga Berati! Kalojnë në pronësi të shtetit 3 apartamente dhe 5 sipërfaqe toke

Gjykata e Posaçme la në fuqi vendimin nr.20, datë 27.04.2022 të Gjykatës pas ankimit të paraqitur nga ankuesit E.Ç., M.Ç., R.Ç. Pas këtij vendimi Gjykata vendosi sekuestrimin e pasurive të shtetasit Edison Çobo, që janë apartamente dhe zona kadastrale.

Çobo njihet nga Policia si person me rrezikshmëri të lartë kriminale. Ngjarja më e rëndë kriminale, për të cilën ai është akuzuar, ka qenë ajo e vitit 2013, ku bashkë me 3 persona të tjerë të maskuar dhe me armë kanë grabitur ish-mikun e tyre, Edmond P. dhe kanë terrorizuar familjen e tij dhe e gjitha ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës.

Por përveç krimeve për të cilat është hetuar e akuzuar ndër vite, ai njihet edhe si vëllai i Ardian Çobos, ish-presidentit të Tomorit, i cili u ekzekutua më 13 maj të vitit 2000, në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi”. Bashkë me Çobon mbeti i vrarë edhe Luan Zylfo, arbitri i ndeshjes Partizani-Tomori, ndërsa u plagosën edhe dy të tjerë.

Ngjarja që tronditi futbollin shqiptar 20 vite më parë ndodhi në javën e parafundit të kampionatit kombëtar. Në orën 15:00 do të luhej ndeshja Partizani-Tomori. Partizani në prag të rënies nga kategoria, ndërsa Tomori ishte shumë pranë titullit. Në përfundim të ndeshjes, me fitoren ndaj Partizanit, Tomori u barazua me pikë me Tiranën kryesuese, që në të njëjtën ditë barazoi në Gjirokastër. Kush është Edison Çobo Çobo ishte vendosur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendim nr.4137 dt.25.09.2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Por përveç kësaj Edison Çobo njihet ndryshe si person me rrezikshmëri të lartë kriminale për shkak të veprave kriminale që kryer ndër vite. Më mizorja ka qenë ajo e vitit 2013 ku 45-vjeçari në bashkëpunim me 3 të tjerë të maskuar dhe me armë kanë grabitur ish-mikun e tyre Edmond Piti dhe kanë terrorizuar familjen e tij dhe e gjitha ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës. Katër persona të maskuar dhe me armë janë futur nga dritarja e lënë hapur për shkak të vapës.

Më pas janë ngjitur në katin e dytë të ndërtesës duke u futur në dhomën ku flinte biznesmeni 40-vjeçar Edmond Piti. Ai është pronar i një karburanti në aksin nacional BeratLushnjë, në vendin e quajtur “Kthesa e Çifligut” dhe i dy lokaleve në Tiranë, ndërsa dyshohet se shumën prej 20 milionë lekësh e kishte tërhequr pak ditë më parë për të hapur një tjetër karburant. Në sajë të hetimeve dhe të dëshmisë së të dëmtuarit, autorët, që kanë qenë katër persona me maskë dhe armë, e kanë qëlluar me qytën e automatikut në kokë teksa ai ishte në gjumë. Ata e kanë dhunuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar t’u jepte çelësat e kasafortës.