Edita Tahiri: Berisha 'Gjeneral i demokratëve të pathyeshëm'. Alibeaj karakter i romanit 'Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur'!

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, njëherazi një prej negociatorëve të dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri komenton zhvillimet brenda PD. 

Në një status në rrjetet sociale, Tahiri e quan Berishën "Gjeneral i demokratëve të pathyeshëm". 

Ndërsa ironizon edhe Enkelejd Alibeajn. 

Duke iu referuar Alibeajt, Edita Tahiri shkruan se doli si një karakter i romanit të Ismail Kadaresë, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur". 

Postimi
"Nga zhvillimet e reja te PD ne Shqiperi doli Gjenerali i demokrateve te pathyeshem ndersa doli dhe nje karakter i romanit te Kadarese 'Gjenerali i Ushtrise se vdekur'".