Vrasje e dyfishtë në Çarshinë e Shkupit në Maqedoninë e Veriut

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur para pak minutash në Çarshinë e Shkupit.

Sipas mediave maqedonase, dy persona kanë mbetur të vdekur ndërsa dy të tjerë të plagosur.

Bazuar në informacione jozyrtare, vrasja ka ndodhur pranë lokalit “Shisha Bar”.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes për ta hetuar rastin, derisa në vijim pritet edhe komunikim zyrtar nga MPB-ja.