VIDEOLAJM/ ‘Kryeqyteti është i kuq’, lojtaret e Partizanit festojnë me tifozët
Në “Air Albania” u luajt beteja mes rivalëve historikë të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, me “demat e kuq” që triumfuan mes një atmosfere kaotike, por dhe të mrekullueshme nga ana tjetër.
Triumfi 2-0 i të kuqve ndaj bardhebluve, solli baraspeshë në kreun e renditjes për sa i përket pikëve, teksa kryeson skuadra e Kolelës, për shkak të triumfeve në ndeshjet direkte.
Pas fitores, lojtarët u drejtuan drejt tifozerisë për të festuar, ndërkohë, tifozët në të dy kampet nuk kanë zhgënjyer dhe kanë qenë të shumtë në përkrahje të skuadrës së zemrës në stadium.