Salianji ironizon Alibeajn: Vulën e duan nga gjykata, por elektoratin nga Berisha...

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit që ktheu për rigjykim në shkallën e parë çështjen e vulës së PD. 

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shkruan, duke iu referuar Enkelejd Alibeajt, njeriut që investohet për përçarjen e demokratëve në bashkëpunim me Lulzim Bashën, se vulën e do nga gjykata, por elektoratin nga Berisha dhe bekimin nga Rama. 

Sipas tij, një sjellje e tij është t'i biesh qylit dhe të tallesh me demokratët. 

Postimi
Vulën nga gjykata, hilen nga Basha, elektoratin e duan nga Berisha, bekimin nga Rama! Kësaj i thonë mos bësh as punë as zanat por t'i biesh qylit dhe të tallesh me demokratët!