Berisha: 25 vjetori i Epopesë së komandantit legjendar Adem Jashari

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kujtuar sot 25 vjetorin e Epopesë së Jasharëve, rënien e tyre për lirinë e Kosovës, ditë e cila është kthyer edhe në përkujtim për të gjithë dëshmorët e rënë në luftën e Kosovës, kundër Serbisë.

Mesazhi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur miq, mbarë shqiptarët kudo që janë përulen me nderimin më të madhe mirënjohjen më të pakufishme para mijëra e mijëra burrave dhe grave që vendosën në themele të Kosovës së lirë sakrificën e tyre sublime!

25 vjet më parë pushka e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjarëve të tij për lirinë kombëtare ushtoj fuqishëm në Kosovë, në Europë dhe në të katër anët e dheut.

Ndaj sot kombi shqiptare përulet dhe nderon me krenari të veçantë kryeheroin e tij pas Skënderbeut, Komandantin legjendar Adem Jashari epopenë e tij epike, nderon 58 heronj burra, gra, fëmijë të Jasharve që u shkrinë dhe ranë për flamur në Prekaz, duke shënuar në fushëbetejë kreshtën më të lartë të trimërisë, qëndresë e sakrificës sublime familjare për liri në historinë e kombit tonë, por edhe kombeve tjera të qytetëruara.

Një komb që lind Adem Jasharin nuk mposhtet kurrë!

Nderim për jetë komandantit legjendar Adem Jashari dhe të renve të Kombit shqiptar për Kosovën e lirë dhe të pavarur! Lavdi! #sb