Mandija: Emri i Bashës në KQZ, skenar i llogaritur që 1 vit më parë

Ekspertja e çështjeve zgjedhore dhe ligjore, Ledina Mandija e ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, është shprehur se, emri i Lulzim Bashës që doli sot në dokumentet e regjistrimit të krahut Alibeja në KQZ, është një skenar i llogaritur që 1 vit më parë.

Mandija u shpreh se, Basha e kishte siguruar mbështetjen e Edi Ramës për në vendimin e Apelit.

‘Dorëheqjen e Bashën e panë të gjithë, u njoftuar dhe trupa ndërkombëtare, por nga ana tjetër nuk e regjistroi dhe jo pa arsye, sepse do të vinte pikërisht në veprimet e sotme që po i bën dhe jo pa arsye, sepse do të vinte në veprimet që po bën sot.

Çdo skenar ishte i llogaritur nga Basha dhe bashkëpunëtorët të tij të ngushtë, të cilët e kishin denigruar partinë në 5 veta dhe pjesa tjetër ishin të pashpërfillur. Emërimet bëheshin pa votim dhe ishin të gjitha parapëlqimet e Bashës.

Pas dorëheqjes, Basha nisi të bënte takime nëpër kafene, me ata që ishin mbështetës të tij dhe u thoshte se, do të rikthehej pas 1 viti dhe ky paska qenë skenari siç duket.

Kryeministri shqiptar duket se ja kishte garantuar Bashës mbështetjen, për vendimin në Apel, siç ndodhi edhe në rastin e 8 janarit, kur u blindua në seli’, tha gjatë diskutimit në SYRI TV, Ledina Mandija.