Shtyhet finalja e Big Brother, çfarë pritet të ndodhë në javët e ardhshme

Duket se edhe këtë sezon, ashtu edhe si nje vit me pare, finalja e Big Brother Albania Vip do të shtyhet.

Ajo që Arbana tha puntatën e fundit, duket se ka qenë paralajmërimin për një shtyrje të natës finale.

Vetë moderatorja u shpreh se me hyrjen e 6 lojtarëve të rinj, loja sapo kishte filluar dhe duhen ende shumë kohë për të shkuar drejt fundit.

Dhe në fakt, mesa mësohet, përfundimi do të shtyhet për në mes të majit, duke kaluar kështu 100 ditëshin që duhet të zgjaste loja.

Sipas burimeve, finalja do të jetë në mes të majit, e deri atëherë me gjasa në lojë do të futen edhe personazhe të tjerë për t’u bërë pjesë e lojës.