VIDEO-SYRI TV/ Pengmarrje ose falsifikim, Alibeaj i shmanget pyetjes së SYRI TV

Enkelejd Alibeaj ka përforcuar skenarët sipas të cilëve dokumentet që u dorëzuan në KQZ nga përfaqësuesi i tij janë të falsifikuara. Pas një mbledhje disa orëshe me anëtarë të grupit të tij, në një hotel të Tiranës, Alibeaj i është shmangur pyetjes së SYRI TV rreth kësaj teme të nxehtë.

Nga SYRI TV

Skenarët që flasin për falsifikim të mundshëm të dokumenteve që u dorëzuan në KQZ janë përforcuar mbrëmjen e së hënës nga vetë Enkelejd Alibeaj. Pas një mbledhje disa orëshe me anëtarë të grupit të tij, në një hotel të Tiranës, Alibeaj i është shmangur pyetjes së SYRI TV rreth kësaj teme të nxehtë.

Përfaqësuesi i Alibeajt, Indrit Sefa dorëzoi sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dokumentacionin e regjistrimit i cili ose është i falsifikuar nga Enkelejd Alibeaj, ose konfirmon faktin e pengmarrjes së logos dhe vulës së Partisë Demokratike që nga dorëheqja e Lulzim Bashës, 1 vit më parë.