Sara Hoxha flet për fillimin e lidhjes me Ledrin: Më quajtën vajza e kolme, u ndjeva keq

Sara Hoxha ka folur për herë të parë rreth nisjes së lidhjes me Ledrin.

E ftuar në emisionin e vjehrrës së saj, Xheraldinës, “N’majë të gjuhës” blogerja shprehu dhe pakënaqësitë që ka ndjerë kur emri i saj u lakua në media si partnerja e Ledrit.

“Nuk e përjetova mirë se nuk shkruajtën shumë bukur. Fjalia e parë ishte: Ledri Vula nis një lidhje me një vajzë të kolme. Kishin gjetur foto të vjetra te miat dhe nuk ishte shumë bukur”, u shpreh Sara.

Më herët Sara Hoxha ka rrëfyer për publikun si e priti familja e Ledri Vulës, kur u bë pjesë e saj.  “Familja e Ledrit më priti shumë shumë mirë. Ata janë shumë njerëz të dashur në fakt, shtëpia është gjithmonë plot, asnjëherë bosh.

Xheri dhe Agroni, prindërit e Ledrit, janë më shumë si shokë dhe këtë gjë e kam ndjerë shumë kur jam futur në atë familje”, përfundoi Sara Hoxha.