Presidentja poston fotografinë e ditës me Rifat Jasharin: Të bashkuar jemi të pathyeshëm!

Presidentja Vjosa Osmani ka postuar një fotografi ku sot në Kuvend i është bë një pritje madheshtore Rifat Jasharit, shkruan Syri.net Kosova.

Sot sikur dihet është mbajtur një seancë solemne me rastin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Aty shihet se si Rifat Jashari, vëllai i Adem dhe Hamëz Jasharit, kërkon bashkim nga të gjithë në këto momente të vështira që po kalon vendi.

Osmani e ka publikuar foton e Rifat Jasharit me mbishkrimin: Të bashkuar jemi të pathyeshëm!