Partizani-Tirana/ Një gol dhe penallti e anuluar, mbyllet pjesa e parë e derbit

Në orën 19:00 ka startuar derbi kryeqytetit, Partizani-Tirana.

Në këtë përballje, ‘Demat’ kërkojnë fitoren, që të arrijnë rivalët e përjetshëm në krye të renditjes, ndërsa bardheblutë synojnë tre pikët që të shkëputen të vetëm në krye.

Sfida nisi me tension mes tifozerisë, por jo vetëm. Në minutën e 4’ të takimit, loja u ndal pasi portieri i Partizanit Rexhepi është goditur nga një kapsollë, ndërkohë, Bekaj goditet nga tifozët bardheblu.

Pasi është qetësuar situata mes tifozerive, rifilloi loja ku të dyja skuadrat sulmuan në kërkim të golit të avantazhit, por pa vënë në vështirësi serioze Rexhepin dhe Bekajn.

Në minutën e 20’, Partizani kalon në avantazh me Mba, që godet me kokë dhe dërgon në rrjetë një pasi të saktë të dhënë nga Hadroi. 1-0 për “demat”.

Në minutën e 40', Patrick pengohet në zonë dhe për gjyqtarin Xhaja nuk ka dyshime 11-metërsh por Xhaja verifikon episodin në VAR dhe vendos se nuk ka penallti.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 1:0.