Çollaku: Si qeveria të bashkëpunojë me DEA-n kur vetë është e përfshirë në trafikimin e drogës?
Gazetari Besir Çollaku është shprehur se njoftimi i DEA për të mirëpritur denoncimin e shqiptarëve që të godasin trafikun e drogës është një lajm fantastik, por jo për qeverinë pasi ajo vetë është ortake e grupeve të trafikut të drogës.
I ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon duke renditur disa prej skandaleve me drejtësinë në Shqipëri po ashtu dhe me përfshirjen në trafikun e narkotikëve, Çollaku u shpreh se kryeministri Rama konkretisht tashmë është një person i padëshiruar nga ShBA.
“Ishte një lajm fantastik. Publikisht do të thotë që o të të bësh ortak me qeverinë e të luftosh krimin, por kur ajo është ortake me trafikun e drogës ti nuk mund të punosh me të sepse është subjekt.
Kjo është dëshmi force e SHBA duke thënë që me këtë qeveri, me këtë ministri të brendshme, me këtë shërbim informativ që hoqi drejtuesin e vuri këshilltarin e tij, me këtë agjensi zgjabiti të ligjit të cilat janë pjesë e këtyre raporteve blozë që vijnë pikërisht nga departamenti amerikan i shtetit, me këto grupe kriminale shqiptare që janë në Kolumbi, Venezuelë, Bolivi nga të gjithë vendet e trafikut të kokainës që janë organizata e mëdha kriminale, me këto tonelata kokalinë që në portin e Durrësit nuk njohin asnjë lloj ndalese dhe ky është shqetësi mi alarmant i DEA-s atëherë unë besoj që Ëhatsaap i numrit të vënë nga DEA mund të jetë bllokuar nga mesazhet e qytetarëve tashmë. Ky kryeministër është i padëshiruar nga SHBA dhe po tregohet me veprim konkret. Nuk është më nongrata. Është në dosje në Kolumbi është edhe këtu agjencia që thot ne do të punojmë me shqiptarët dhe jo me zyrtarët.”