DEA konsultime direkte me shqiptarët/ Saraçi: Kundërpërgjigje ndaj vendimeve të Ramës
DEA njoftoi këtë të hënë se mirëpret denoncimet e shqiptarëve për të goditur trafikun e narkotikës.
Në njoftimin e publikuar nga ambasada amerikane në Tiranë është publikuar edhe një numër telefoni ku qytetarët mund të bëjnë denoncimet.
Në Task Force me gazetaren Sonila Meço, kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi tha se vendimi i DEA-s, duke shmangur krejtësisht institucionet, erdhi për shkak të veprimeve të Edi Ramës.
"Gledis Nano erdhi në krye të policisë si njeri i amerikanëve. Pas vizitës në Amerikë ai u shkarkua. Prej javësh ne po denoncojmë se si drejtori i SHISH, Oljan Kanushi ka shkrirë njësinë e antiterrorit, janë dy institucione që kanë patur kontakte të drejtpërdrejta me DEA-n. Kryeministri i shkatërroi këto dy njësi që kishin kontakte me DEA-n dhe ky është reagimi i DEA-s në kundërpërgjigje të vendimeve të Ramës", tha ai.