Derbi i kryeqytetit/ Partizani-Tirana, Colella dhe Shehi rreshtojnë titullarët

Do të startojë në orën 19:00 derbi i madh i kryeqytetit, përballja Partizani-Tirana.

Kjo ndeshje mund të jetë vendimtare në luftën për titull, por edhe për prestigjin në duelin mes ekipeve të kryeqytetit.

Colella dhe Shehi kanë publikuar listën e 11 luftëtarëve që do të zbresin në fushën e lojës si titullarë në stadiumin “Air Albania”.