Kejvina hedh kunja për Kiarën pasi u bë ‘lidere’: E shkreta është pastërtore, fiks si dashuria që ka për Luizin

Kiara  u zgjodh ditën e djeshme lidere e shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Pas kësaj duket se pati një sërë debatesh, ku të pranishme kanë qenë edhe banorët e reja: Jori, Antoneta dhe Fotini.

Megjithëse përplasja më e madhe ishte me Oltën

Për këtë së fundmi ka bërë një reagim ish-banorja Kejvina Kthella, e cila ka ironizuar prezantuesen e ka hedhur disa kunja për të.

“Ti po je punëtore e madhe. E mbaj mend Kiarën gjithë ditën pastroje tavolinën, dërgo pjata tek lavamani, laj e shpërlaj, rregullo krevatin etj. Nuk e ngrinte kokën njëherë e shkreta veç duke pastruar, e kishte shumë problem pisllëkun”, tha ajo.

 “Është punëtore s’kemi ç’i themi, atë që e ka, e ka. Fiks si dashuria e pastër që ka për Luizin”, ka shkruar Kthella.

Ajo më pas postoi një tjetër video në InstaStory, ku ishin Luizi e Kiara duke folur për një bluzë që mbante artisti shkodran.

Bluza ishte e Kejvinës, ndërsa ajo shtoi: “Eh moj Kiara bukuroshe por kur merrje gjërat e mia brenda të pëlqenin. Shumë e dashur je”.