'Traditë dhe ADN 32 vjeçare'/ Babaramo: S’mund t’ua marrësh peng apo tjetërsosh PD-në demokratëve!
I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, gazetari Ilir Babaramo ka komentuar rrugën e opozitës drejt zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Babaramo ka theksuar se njerëzit janë të lidhur me Partinë Demokratike dhe është një traditë dhe ADN 32 vjeçare të cilën nuk mund t’ua marrë, tjetërsojë apo mbajë peng asnjë.
Sipas gazetarit, edhe pse situata është jashtë normales, sigurisht që PD duhet të marrë pjesë në zgjedhje nëse do jenë zgjedhje.
Gjithashtu Babaramo është ndalur edhe te KQZ, duke thënë se Celibashi është një ish-ministër i Ramës, ish-deputet i PS është një hallkë e këtij zinxhirri të kontrolluar nga Rama.
Babaramo: Tradita, ADN-ja 32 vjeçare e Partisë Demokratike ku shkon? Njerëzit janë të lidhur emocionalisht me atë. Nuk mundet t’ja u’a marrësh, ta tjetërsosh apo t’ja u’a mbash peng. Është absurde kjo që po ndodh. Sigurisht që PD duhet të marrë pjesë në zgjedhje nëse do jenë zgjedhje, por nëse nuk janë zgjedhje dhe shkohet në votime pastaj është ajo që e kemi thënë që historia ka njohur edhe parti fasada, koalicione fasada.
Ne e dimë se Celibashi është një ish-ministër i Ramës, ish-deputet i PS është një hallkë e këtij zinxhirri të kontrolluar nga Rama. Është bulloni më mirë i vajisur nga të tjerët.
Kishte një mundësi që Rama të mos vinte në këtë pikë që të mos ia bënte ferrë jetën opozitës.