FOTO/ Tifozët e Tiranës ndezin atmosferën para derbit, fillon marshimi në kryeqytet
Tifozët e Tiranës kanë ndezur atmosferën shumë orë para fillimit të derbit të zjarrtë ndaj Partizanit që luhet në “Air Albania”. Tifozeria bardheblu, e organizuar si gjithmonë për të marshuar e bashkuar drejt stadiumit ku luhet sfida, ka nisur që në orët e pasdites shfaqjen e saj në rrugët e kryeqytetit.
Bardheblutë kanë nisur marshimin në grup drejt stadiumit për të ndjekur supersfidën ndaj rivalëve të përjetshëm, që mund të rezultojë vendimtare në garën për titullin kampion.