Babai i përfaqësuesit të Alibeajt në gjyqin e vulës, pjesë e takimeve të kryetares së Bashkisë Lushnjë
Një tjetër lidhje mes përfaqësuesit të grupit të Enkeljed Alibeajt dhe drejtuesve të PS ka dalë në pah një ditë para gjyqit që do zhvillohej në Gjykatën e Apelit për vulën e Partisë Demokratike.
Në 2 mars, Shpëtim Sefa, i ati i Indit Sefës, përfaqësuesit të Alibeajt në Apel, është parë në dëgjesën publike që ka zhvilluar kryetarja e Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa.
Mesa duket grupi i Alibeaj po përgatitet për koalicion me PS-në pas zgjedhjeve lokale të 14 majit.