Blushi: Sot na paska futur në radar edhe DEA, këto janë lajmet që sjell qeveria
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka komentuar në Facebook, njoftimin e bërë ditën e sotme nga Agjencia Amerikane Kundër Narkotikëve-DEA që fton qytetarët shqiptarë të japin informacionet për trafiqet e drogës dhe të pastrimit të parave.
Blushi shkruan, se këto janë lajmet që na sjell përdit qeveria.
Reagimi i Tedi Blushit:
Shqipëria i ka të gjitha mundësitë ta zhdukë narkotrafikun. Ka qytetarë të mirë dhe policë shumë profesionalë.
Por fatkeqësisht kemi dhe këtë Qeverinë e vulëhumburit që dita-ditës po na i nxin faqen në gjithë botën.
Sot na paska futur edhe në radarin e DEA-s.
Ministrat i ka nëpër burgje, dhe emri i tij lakohet nga mediat botërore si partner i McGonigal-it.
Por po i vjen fundi kësaj pune, se shqiptarët vërtet durojnë shumë, por nuk e lënë kupën e mbushur të derdhet.
#NdryshimMeCdoCmim