Vihen në siklet nga prezenca e Sabianit, Kristi dhe Keisi komunikojnë me shenja
Këngëtari i njohur, Sabiani, u rifut sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Ai hyri të shtunën (4 mars) dhe duket se kishte një qëllim pasi vajza e tij, Keisi, ndodhet brenda dhe se nuk i kanë pëlqyer disa situata që ndodhën.
Sabiani siç ka deklaruar nuk është dakord me lidhjen e të bijës me Kristin.
Ndërsa çifti po vihen në siklet në prani të tij, ata kanë zgjedhur mënyra të tjera për të komunikuar.
Ditën e sotme kanë qenë duke qëndruar në oborr dhe është parë se të njëjtit kanë komunikuar me shenja.