SYRI TV/ Vula e PD, Rama refuzon të përgjigjet për akuzat: Nuk flas për problemet e brendshme para të huajve

Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të komentojë akuzat e opozitës se ai është përgjegjës për pengmarrjen e logos së Partisë Demokratike. Gjatë konferencës me kryeministren daneze, Rama përfitoi nga prania e miqve ndërkombëtarë, për të shmangur komentet mbi këtë çështje por tha se të gjitha partitë do të regjistrohen në zgjedhje. 

Nga SYRI TV

Ndërsa Partia Demokratike e akuzon për pengmarrje të logos zyrtare dhe më firmë të Lulzim Bashës, sot Enkelejd Alibeaj,  kërkoi regjistrimin në KQZ. Kryeministri Edi Rama shprehet i sigurt se Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhje.

Por ndërsa shpreh sigurinë për këtë skenar, Edi Rama refuzoi  t’i përgjigjet pyetjes së gazetares Fiorela Beleshi për akuzat se qëndron pas skenarit të pengmarrjes së vulës së PD.

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama u bënë gjatë konferencës së përbashkët me kryeministren daneze Mette Frederiksen, e cila premtoi  mbështetje në rrugën europiane të Shqipërisë dhe kërkoi më shumë bashkëpunim sa i përket çështjes së emigracionit.