Katër amerikanë të zhdukur, frikë se janë rrëmbyer në Meksikë
Mexico City - Katër shtetas amerikanë janë rrëmbyer pasi persona të armatosur hapën zjarr ndaj automjetit të tyre në qytetin kufitar të Meksikës veriore të Matamoros, tha FBI të dielën.
Të katër kishin hyrë në Matamoros, përballë Broënsville, Teksas, të premten. Ata po udhëtonin me një furgon të bardhë me targa të Karolinës së Veriut.
Zyra e Divizionit të FBI në San Antonio tha se automjeti u vu nën breshërinë e armëve menjëherë pasi hyri në Meksikë.
“Të katër amerikanët i futën në një automjet dhe u morën nga vendi i ngjarjes nga njerëz të armatosur,” tha zyra. FBI ofron një shpërblim prej 50 mijë dollarësh për kthimin e viktimave dhe arrestimin e fajtorëve.
Matamoros është vatra e fraksioneve ndërluftuese të kartelit të drogës të Gjirit.
Të shtënat në Matamoros ishin aq të këqija sa që Konsullata e SHBA lëshoi një alarm për rrezikun të premten.
Policia e shtetit Tamaulipas tha se njerëz ishin vrarë dhe plagosur të premten, por nuk tha se sa.