Jola Hysaj: Do shkojmë në zgjedhje si koalicion, nuk ka negociata me Bashën dhe Alibeajn
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun pranë PD, Jola Hysaj ishte e ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, ku komentoi ndër të tjera dhe vendimin e Gjykatës së lartë për vulën e Partisë Demokratike.
Hysaj u shpreh se fatkeqësisht jemi para një sistemi monist, teksa theksoi se PD do do shkojë në zgjedhje si koalicion, por nuk ka negociata me Basha-Alibeaj
“Jemi përpara një monizmi absolut që ka kapur çdo skaj të pushtetit, ka kapur edhe Gjykatat dhe kjo nuk eshte ndonjë gjë e re, kështu nuk ishte i papritur vendimi që u mor nga Gjykata por hapat që ne do të ndërmarrim janë më se të qarta. Partia Demokratike është e vendosur, është një e vetme, do shkojë në zgjedhje dhe Këshilli Kombëtar miratori atë çfarë është komunikuar dhe diskutuar më herët në të gjitha forumet, por duke qenë se është më i lartë forumi i Partisë Demokratike, ai miratoi faktin se jo vetëm do shkojmë në zgjedhje por që do shkojmë si koalicion.
Pjesa e negocjimit... ne jemi munduar të negociojmë që në fazën A dhe në fazën A nuk ndryshoi asgjë , as në momentin që flasim. Ne mirëpresim çdo demokrat, çdo demokrat në gjithë Shqipërinë mund t’i atashohet Partisë Demokratike në momentin që ne flasim. Ama ne nuk përjashtojmë askënd, ne njohim fraksionet. Se çfarë ndodh... në Kuvendin e datës 11 dhjetor ne e kemi miratuar faktin e egzistencës së fraksioneve brenda PD ama kur flasim për zotin Alibeaj dhe Basha që janë marrë peng nga Rama, dhe tentuan që të marrin deri më sot PD, në këtë lloj momenti nuk ka kthim pas. Ne nuk kthehemi në kohën e zotit Rama kur kishte përjashtime me Këshillin Kombëtar, në këtë moment nuk bëjmë përjashtime por nuk është e logjikshme që këta njerëz, pasi bënë çfarë bënë me PD-në, të rikthehen përsëri”, u shpreh Hysaj.