Lulzim Basha konfirmon skenarin e pengmarrjes ose Alibeaj falsifikoi autorizimin
Dokumentacioni i dorëzuar nga Indrit Sefa, përfaqësuesi i Enkelejd Alibeajt në KQZ, mbulohet me hije skandali. E gjithë praktika është e bazuar mbi një autorizim që Lulzim Basha i jep Enkelejd Alibeajt duke e emëruar si kryetar. Por ky dokument ose është i falsifikuar nga Enkelejd Alibeaj, ose Lulzim Basha konfirmon se kjo pengmarrje ka qenë një skenar paracaktuar që me dorëheqjen e tij dhe tashmë po zbatohet hap pas hapi duke mbajtur peng logon e Partisë Demokratike. Sipas dokumentit të dorëzuar në KQZ, autorizimi mban datën 18 mars 2022, tri ditë para se Lulzim Basha të jepte dorëheqjen. Por që në kokë të këtij autorizimi, specifikohet se Basha autorizon Enkelejd Alibeajn si përfaqësues për zgjedhjet vendore të 2023, sipas dekretit presidencial. E pikërisht ky theksim konfirmon faktin se Lulzim Basha ka qenë i qartë, se logoja e PD do të mbahej peng edhe për zgjedhje lokale, duke i dhënë avantazh EdI Ramës. E nëse nuk është kështu, varianti më i mirë është që Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj kanë falsifikuar dokumentin, duke e nënshkruar tani dhe për të mbuluar gjurmët i kanë vendosur datën 18 mars 2022, duke u tallur kështu jo vetëm me ata që tërheqin pas vetes, por edhe me të gjithë demokratët. Skandali është denoncuar edhe nga gazetari Romir Saraçi, i cili me anë të një statusi në Facebook, vë në dukje falsifikimin e kësaj shkrese.
"Lulzim Basha orakull ose Enkelejd Alibeaj është falsifikator!
Ndërsa ishte vënë me shpatulla pas murit nga një pyetje e Ambrozias, e nën presionin e deputetëve të PD-së për t'u dorëhequr, Lulzim Basha paska bërë parashikim alla "Nostradamus" për zgjedhjet lokale të vitit 2023 dhe paska firmosur posaçërisht për këtë autorizim që Enkelejd Alibeaj do të ishte përfaqësuesi i tij, pas dorëheqjes, ose në rastin më të keq, Lulzim Basha që ditën e dorëheqjes e ka pasur të qartë skenarin se Partia Demokratike do të mbahej peng deri sot, paska ditur vendimin e Apelit, paska ditur që deputetët nuk do të vendosnin, e demokratët do të zvarriteshin dyerve të gjykatave, e pa zgjedhur një kryetar të ri...
Ose e gjitha më sipër nuk qëndron dhe Lulzim Basha së bashku me Alibeajn kanë falsifikuar dokumentin e për këtë duhet të kallëzohen me patjeter në SPAK, ose më e mira, çdo demokrat duhet t'i pështyjë në fytyre...”, shkruan kryeredaktori i Syri TV në Facebook.