‘Basha tradhtar i kombi’/ Harxhi: Ka firmosur aktin më të rëndë kundër demokracisë në Shqipëri

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Edith Harxhi ka reaguar ashpër ndaj Lulzim Bashës pas vendimit të nënshkruar prej tij si kryetar i PD për tu regjistruar në KQZ në kuadër të zgjedhjeve lokale në 14 maj.

‘Ai sot me vendimin për të rregjistruar partinë e tij të mbetur dhe thërmuarr, që e ka vënë më shërbim të Edi Ramës dhe Soros për të nxjerrë jashtë skenës politike partinë e vetme antikomuniste të mbetur në Evropën Lindore dhe Jug- lindore, ka firmosur aktin më të rëndë kundër demokracisë në Shqipëri dhe është përfundimisht tradhëtar i interesave kombëtare’, shkruan Harxhi në Facebook.

Postimi i plotë:

Miq të nderuar, së bashku me një grup anëtarësh të Partisë Demokratike kam që në vitin 2017 që them Lulzim Basha ka qenë kolona e pestë në PD që kur ai u kthye në Shqipëri dhe iu bashkua KOP-it.

Ai sot përfundimisht tregoi se është politikani më i pavlerë, më i pa udhë dhe më i pa fe, në historinë politike të Shqipërisë së 32 viteve të fundit. Nuk krahasohet me asnjë personazh tjetër që nga kohët e vjetra!

Kam dorëzuar në Gjykatën e shkallës së parë Tiranë një padi në 30 qershor 2021 për pavlefshmërinë absolute të zgjedhjeve të 13 qershor 2021 për Kryetar Partie.

Kam kërkuar gjithashtu një shtesë në objektin e padisë në nëntor 2022 për ç’rregjistrimin e Lulzim Bashës nga kryetar i PD-së pasi ai ka kërkuar dorëheqje publike me zë dhe figurë në 25 mars 2022.

Ai sot me vendimin për të rregjistruar partinë e tij të mbetur dhe thërmuarr, që e ka vënë më shërbim të Edi Ramës dhe Soros për të nxjerrë jashtë skenës politike partinë e vetme antikomuniste të mbetur në Evropën Lindore dhe Jug- lindore, ka firmosur aktin më të rëndë kundër demokracisë në Shqipëri dhe është përfundimisht tradhëtar i interesave kombëtare.

Ai duhet përbuzur bashkë me ata syreshë që e ndjekin.

E përsëri PD- ja do të fitojë bindshëm në 14 maj 2023.

Mc Gonigal është fantazma e Ramës dhe Bashës dhe shumë shpejt i merr me vete!

#frontipërshpëtiminkombëtar

#rama&bashatradhëtarë

#njëPD

✌️