SYRI TV/ Rama 'hap thesin' para zgjedhjeve, 50 mijë lekë më shumë për mjekët specialistë

Kryeministri EdI Rama ka premtuar një tjetër vendim me efekt elektoral. Nga Kongresi i Shëndetësisë, Rama u shpreh se 14 ditë para zgjedhjeve do të ketë rritje page me 50 mijë lekë për mjekët specializantë dhe me 7% për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët

SYRI TV

Pas shpërblimit për pensionistët në mes të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një tjetër vendim që do të aplikohet vetëm 2 javë para zgjedhjeve të 14 majit. Nga kongresi me mjekët dhe infermierët, Rama premtoi rritje pagash me 50 mijë lekë për specializantët dhe me 7 % për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët.

E ndërkohë që mjekët e infermierët largohen drejt Gjermanisë për shkak të pagave dhe kushteve,  Rama ka paralajmëruar sërish se do të pengojë arsimimin e tyre apo diplomën, në mënyrë që ata të mos kenë mundësi të largohen.

Ndërsa hyn në vitin e 10-të të qeverisjes, kryeministri Edi Rama zgjodhi të anashkalojë problemet që ka sot sistemi shëndetësor apo premtimi për shëndetësinë falas, që nuk u realizua kurrë.