SYRI TV/ Pjesëmarrje masive në Berat: Prezantohet kandidati i opozitës

Padrejtësitë që i janë bërë Partisë Demokratike kanë marrë mesazhin e parë nga demokratët e Beratit. Mes qindra anëtarëve dhe simpatizantëve u bë prezantimi zyrtar i kandidatit të kësaj partie për bashkinë e Beratit, e mjekut Zija Ismaili. Deputeti dhe drejtuesi politik i këtij qarku, Tomorr Alizoti e cilësoi pjesëmarrjen masive të demokratëve në këtë takim, si mesazhin e qartë ndaj padrejtësisë që i është bërë demokratëve dhe Partisë Demokratike.

SYRI TV

Pak ditë pasi Gjykata e Apelit mori një vendim absurd për vulën e Partisë Demokratike, demokratët dhe qytetarët e Beratit kanë dhënë sinjalin e parë të bashkimit dhe angazhimit për zgjedhjet e 14 majit.

Në një sallë të mbushur plot, mbrëmjen e së dielës u prezantua zyrtarisht kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Beratit, mjeku i njohur Zija Ismaili. Drejtuesi politik i qarkut, Tomorr Alizoti e cilësoi pjesëmarrjen masive të demokratëve në këtë takim, si mesazhin e qartë ndaj padrejtësisë që i është bërë demokratëve dhe Partisë Demokratike.

Kandidati i Opozitës së Bashkuar për Bashkinë e Beratit, mjeku Zija Ismaili u ka bërë thirrje demokratëve beratas të bashkohen për të sjellë ndryshimin e madh në Berat.

Kryetari i Partisë së Lirisë në Berat, Petrit Sinaj, ka deklaruar se, masiviteti në prezantimin e kandidatit të Opozitës së Bashkuar tregon se qytetarët janë të mërzitur me qeverisjen e Edi Ramës.

Zija Ismaili është kandidati zyrtar i Partisë Demokratike për bashkinë e Beratit, i dalë me votë të anëtarësisë nga procesi i primareve.