Meta në fushatë për të mbështetur të rinjtë: 'Partia e Lirisë, partia e rinisë!”

Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë, i ka vënë theks të veçantë, promovimit të të rinjve në politikë dhe në këtë fushatë të nisur për zgjedhjet vendore të 14 majit, e ka marrë përsipër vetë prezantimin e tyre bashki më bashki.

Sot, Meta shkroi në FB për aktivitetin e tij më të fundit në mbështetje të të rinjve”

“I lumtur të nisja prezantimet e kandidatëve tanë për Këshillat Bashkiakë dje nga Korça. Me qindra të rinj e të reja si Ismeralda Seidolli do të kandidojnë dhe do të zgjidhen në Këshillat Bashkiakë duke marrë në dorë fatet e tyre dhe duke u kthyer në një shpresë për komunitetet e tyre dhe gjeneratën e re. Gjithçka për të mbështetur të rinjtë! Partia e Lirisë - Partia e Rinisë!”