Kërpaçi takon të dërguarën speciale të ShBA-së: Të rinjtë janë shpresa për të ardhmen
Kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi është takuar në Tiranë me Abby Finkenauer, të dërguarën e posaçme të Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështjet Globale të Rinisë.
‘Të rinjtë janë shpresa për të ardhmen e Shqipërisë ndaj misioni i Partisë së Lirisë ka në fokus brezin e ri dhe përfshirjen e sa më shumë të rinjve në vendimmarrje’, shkruan Kërpaçi në Facebook.
Postimi i plotë:
Pata kënaqësinë të takohesha dhe të ndaja mendimet me Abby Finkenauer, të dërguarën e posaçme të Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështjet Globale të Rinisë, gjatë vizitës së saj në Tiranë??
Diskutuam për talentet dhe potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë shqiptare, mbizotërimin mes nesh të vlerave perëndimore, por edhe për dramën tragjike të emigracionit masiv rinor prej papunësisë, mungesës së perspektivës dhe korrupsionit të keqqeverisjes aktuale!
Të rinjtë janë shpresa për të ardhmen e Shqipërisë ndaj misioni i Partisë së Lirisë ka në fokus brezin e ri dhe përfshirjen e sa më shumë të rinjve në vendimmarrje?️U ndamë me dëshirën për tu ritakuar, e për të thelluar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për çështjet rinore.?