Trupat ruse vranë prindërit e saj, më pas ajo u zhduk pa lënë gjurmë
Një javë pasi Rusia pushtoi , familja e 15-vjeçares Arina Yatsiuk vendosi të largohej nga shtëpia e tyre pranë kryeqytetit ukrainas me makinë.
Më pak se 10 milje poshtë rrugës, ata u ndeshën me një grup trupash ruse.
Ushtarët filluan të qëllonin dhe më pas tërhoqën Arinën dhe motrën e saj 9-vjeçare Valeria nga sedilja e pasme.
Arina u plagos dhe u fut në një makinë; Valeria u fut në një tjetër.
Valeria u dërgua në një fshat aty pranë, ku vendasit e gjetën atë duke qëndruar pranë rrugës. Denys dhe Anna, prindërit e vajzave, u zbuluan të vrarë me armë zjarri në makinën e tyre.
Por 3 marsi 2022, ishte hera e fundit që dikush e pa Arinën.
Ajo është një nga 345 fëmijët ukrainas që janë zhdukur që kur Rusia nisi luftën e saj në shkallë të gjerë kundër Ukrainës shkurtin e kaluar, sipas statistikave zyrtare të Ukrainës.
Qeveria ukrainase thotë se shumë nga fëmijët e zhdukur janë dërguar me forcë në Rusi. Qeveria ruse nuk e mohon marrjen e fëmijëve ukrainas – në fakt, ajo thotë se po i “shpëton” ata.
Tezja e Arinës, Oksana Yatsiuk, tha për CNN se familja ka qenë në kërkim të vajzës me sy kafe të thell që kur ajo u zhduk.
Arina është e mirë në vizatim dhe i pëlqen grimi dhe udhëtimet, tha tezja e saj.
"Ajo kishte ëndrra të mëdha, por "çlirimtarët rusë" vendosën gjithçka për të. Kur ta gjejmë, ne do të vazhdojmë me planet e saj," tha ajo.
Familja tha se ata besojnë se vajza, e cila tani është 16 vjeç, është ende gjallë dhe "e mbajtur rob" në Rusi.
“I dërgova letra zyrtare të gjitha objekteve mjekësore, Ministrisë së Shëndetësisë në Rusi, Bjellorusi dhe Ukrainë dhe përgjigja zyrtare që mora është se ajo nuk është regjistruar askund”, tha Yatsiuk për CNN në një intervistë telefonike.