FOTO-VIDEO/ Eklent Kaçi lartëson flamurin kuqezi, shpallet kampion bote në bilardo
Shqiptari Eklent Kaçi u shpall kampion bote për të dytën herë në tre vjet, në lojën e 10-tës, në bilardo.
Shqiptari ka triumfuar përballë kundërshtarit Francisco Sanchez Ruiz, i cili e nisi vrullshëm, duke shkuar deri në rezultatin 5-1.
Mirëpo, Kaçi, e ktheu përmbys rezultatin, duke fituar 9 nga 11 ndeshjet e fundit, duke fituar kampionatin e tij të dytë Botëror në lojën e ‘10-ës’, në Las Vegas.
Fitorja, jo vetëm që i jep Kaçit një tjetër kampionat botëror, por gjithashtu i mohoi Sanchez Ruiz mundësinë për të qenë lojtari i parë në histori që mban titujt e botës në 8 gurë, 9 gurë dhe 10 gurë njëkohēsisht.