SYRI TV/ Këshilli Kombëtar: PD do regjistrohet në zgjedhje me koalicion, Basha e Alibej pengje të Ramës
Kandidatat e Partisë Demokratike do të garojnë në koalicion në zgjedhjet e 14 majit. Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku kryetari, Sali Berisha theksoi se PD do të marrë pjesë në zgjedhje me çdo kusht, ndërsa deklaroi dhe ndarjen përfundimare të partisë,nga Basha dhe Alibeaj, që i cilësoi si pengje të kryeministrit.
Syri Tv
Partia Demokratike do të regjistrohet me koalicion në zgjedhjet e 14 majit. Ky ishte vendimi i marrë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, mbremjen e së dielës.
Në nisje të mbledhjes Kryetari I PD-së, Sali Berisha deklaroi se pavarësisht vendimit të Gjykatës së Apelit, që u mohoi vulën demokratëve dhe përpjekjeve të kryeministri Edi Rama, për të penguar opozitën, Partia Demokratike do hyjë më çdo kusht në zgjedhje.
Lideri i opozitës, i cilësoi Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, si pengje të kryeministrit Edi Rama dhe instrumenta që shërbyen kundër pluralizmit, duke theksuar se ata nuk kanë më vend në Partinë Demokratike.
Ish Kryeministri Berisha foli edhe për planin e biznesmenit Xhorxh Soros, i cili investioi miliarda për të shkatërruar opozitën dhe për ta kthyer në aleate të Kryeministrit Edi Rama.
Berisha e përmbylli fjalimin e tij, drejtuar Këshillit Kombëtar, duke i cilësuar demokratët si mision, dhe duke thënë se rruga e vetme drejt zgjidhjes do të jetë revolucioni paqesor.