Zbardhet deklarata me 6 pika e Këshillit Kombëtar: Rama skenar armiqësor ndaj opozitës, Basha dhe Alibej pengje

Ditën e sotme u mblodh Këshilli Kombëtar i thirrur gna Berisha, i cili vendosi që kandidatët për kryebashkiakë do të hyjnë në zgjedhje me koalicion.

Ndërkohë në mbledhjen e mbajtur këtë të diel, Këshilli doli me një deklaratë me 6 pika, ku rendit vendimet e marra. Në deklaratë thuhet se Partia Demokratike është vetëm një dhe parti e anëtarëve të saj.

Teksa i bëhet thirrje të gjithë demokratëve të mbështesin kandidatët e Partisë Demokratike në deklaratë thuhet se: “Vendimi gjyqësor i Edi Ramës për të përjashtuar Partinë Demokratike nga zgjedhjet konfirmon tmerrin e tij nga opozita e vërtetë dhe planin e tij për të zhbërë opozitën, konsolidimin e monizmit të bazuar në vjedhjen, drogën, krimin. Ky plan ka dështuar dhe sot Partia Demokratike është më e fortë se kurrë”.

Në deklaratën e Këshillit Kombëtar theksohet se Partia Demokratike dënon Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, të cilët i konsideron si pengje të Edi Ramës dhe instrumenta të tij në vendimin e “Apelit” për “vulën” e PD-së.

NJOFTIM PËR SHTYP

• Skenar armiqësor i Edi Ramës ndaj Partisë Demokratike/ Këshilli Kombëtar i PD del me  deklaratë. Ja 6 pikat e vendimit.

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike në mbledhjen e mbajtur këtë të diel, doli me deklaratë, ku në 6 pika, rendit vendimet e marra. Në deklaratë thuhet se Partia Demokratike është vetëm një dhe parti e anëtarëve të saj.

Teksa i bëhet thirrje të gjithë demokratëve të mbështesin kandidatët e Partisë Demokratike në deklaratë thuhet se: "Vendimi gjyqësor i Edi Ramës për të përjashtuar Partinë Demokratike nga zgjedhjet konfirmon tmerrin e tij nga opozita e vërtetë dhe planin e tij për të zhbërë opozitën, konsolidimin e monizmit të bazuar në vjedhjen, drogën, krimin. Ky plan ka dështuar dhe sot Partia Demokratike është më e fortë se kurrë". 

Në deklaratën e Këshillit Kombëtar theksohet se Partia Demokratike dënon Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, si pengje të Edi Ramës, që ishin instrumenta të tij, në vendimin e tij antikushtetues".

DEKLARATA E KËSHILLIT KOMBËTAR TË PD

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, në mbledhjen e tij të datës 5 mars 2023, analizoi gjerësisht gjëndjen politike në vend në tërësi, dhe veçanërisht vazhdimin e skenarit armiqësor ndaj Partisë Demokratike nga Edi Rama dhe shteti i tij monist. Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike deklaron se: 

1.   Partia Demokratike është vetëm një! Ajo është parti e anëtarëve të saj! Ajo është parti e njerëzve të lirë dhe asgjë nuk na ndal ne në misionin tonë për të shpëtuar Shqipërinë!   

2.   Vendimi gjyqësor i Edi Ramës për të përjashtuar Partinë Demokratike nga zgjedhjet konfirmon tmerrin e tij nga opozita e vërtetë dhe planin e tij për të zhbërë opozitën, konsolidimin e monizmit të bazuar në vjedhjen, drogën, krimin. Ky plan ka dështuar dhe sot Partia Demokratike është më e fortë se kurrë! 

3.   Partia Demokratike dënon gjithashtu Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, pengje të Edi Ramës, që ishin instrumenta të tij, në vendimin e tij antikushtetues. 

Partia Demokratike në betejën e saj me monizmin, është sot forcë politike më e fuqishme, më e përgatitur se kurrë  për të hyrë në zgjedhje dhe për t`i fituar ato. Ne jemi të bindur se në këtë mënyrë, ne përfaqësojmë aspiratat dhe ëndrrat e shqiptarëve që duan ta shohin Shqipërinë si e gjithë Evropa! 


4.   Ne u bëjmë thirrje të gjithë demokratëve të mbështesin kandidatët e Partisë Demokratike të cilët janë votuar nga anëtarësia, në procesin më transparent dhe më fisnik, më të civilizuar që ka njohur Shqipëria. Kështu u shërbejmë interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve!   

5.   I bëjmë thirrje shqiptarëve të mbështesin kandidatët e Partisë Demokratike si e vetmja mundësi për  të ndryshuar Shqipërinë! 

6.   Partia Demokratike fton demokratet dhe demokratët, mbështetësit tanë të vazhdojmë revolucionin tonë paqësor demokratik gjer në shpëtimin e Shqipërisë nga monizmi i Edi Ramës!

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMI, PARTIA DEMOKRATIKE