Kryemadhi: Partia e Lirisë do të jetë garante që zëri i qytetarëve të Fierit të dëgjohet

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka ndarë në rrjetin social 'Facebook' foto nga takimi me simpatizanët në Fier.

‘Partia e Lirisë do të jetë garante që zëri i qytetarëve të Fierit do të dëgjohet si kurrë më parë’, shkruan Kryemadhi ndër të tjera.

Postimi i plotë i Kryemadhit

 Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, ndryshimi i qeverisjes së qytetit do ta kthejë bashkinë e Fierit në shërbim të të gjithë qytetarëve, jo të një grushti njerëzish.

Partia e Lirisë do të jetë garante që zëri i qytetarëve të Fierit do të dëgjohet si kurrë më parë.

14 Maji do të jetë dita e rikthimit të bashkisë tek çdo qytetar fierak. ✌️