Tjetër transferim me peshë në Arabinë Saudite, ofertë marramendëse për yllin francez

Transferimi i Cristiano Ronaldos tek Al Nassr ka shtuar besimin te klubet e Arabisë Saudite se mund të afrojnë të tjerë emra me peshë në botën e futbollit. Pas yllit portugez, mediat spanjolle bëjnë me dije se një tjetër ofertë e çmendur ka ardhur nga Arabia.

Këtë herë bëhet fjalë për Karim Benzema. Ylli i Real Madridit është objektivi kryesor i një prej klubeve nga Arabia, emri i të cilit nuk bëhet me dije për momentin.

Megjithatë, “Relevo” shkruan se bëhet fjalë për një ofertë të çmendur me shifra të ngjashme me atë të Cristiano Ronaldos. Edhe në Madrid janë të shqetësuar për këtë ofertë që mund të joshë Benzemanë, pasi drejtuesit e klubit dëshirojnë të vazhdojnë marrëveshjen me fituesin e “Topit të Artë