VIDEO/ Me 14 maj në koalicion, Paloka: Që nesër do regjistrohemi

Kreu i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka folur për gazetarët nga selia e PD pas takimit të pasdites. Ai ka sqaruar se si PD do të marrë pjesë në zgjedhje përmes koalicionit.

"Janë disa variante. Janë disa parti me të cilët ne kemi marrëveshje", tha Paloka duke shtuar se me të gjithë teknikalitetet e kësaj marrëveshje do të merren specialistët.

Ndërsa në lidhje me koalicionin që do të zgjedhë PD, Paloka tha se, "ne tashmë kemi marrëveshje më Partinë e Lirisë dhe me PBDNJ dhe gjithë partitë që ne kemi pasur koalicion më parë, me të cilat do diskutohet për të arritur në një formule optimale të regjistrimit të PD bashke me partitë e tjera".

“Në do të ndjekim të gjithë afatet”. “Që nesër do kemi regjistrimin e koalicionit tonë”, tha Paloka.