VIDEO/ Makina përplas 7 - vjeçaren në Durrës

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Durrës.

Një fëmijë është përplasur nga një automjet në zonën e Kënetës.

I mituri, ndodhej prane semaforit, është dërguar menjëherë në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Policia bën me dije se drejtuesi i automjetit shtetasi I.B, I cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës.

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, në lagjen nr.17/1, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin I. B., 30 vjeç, ka aksidentuar një fëmij rreth 7 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit shtetasi I.B, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.